S’ka ende profesorë shqiptarë në Gjimnazin e Velesit, të mundshme protestat

Mungesa e zgjidhjes institucionale për problemin e paraleleve shqipe në Gjimnazin “Koço Racin” të Velesit ka shtyrë Unionin e nxënësve shqiptarë, me seli në Shkup, të ndërmarr aktivitete me qëllim të sensibilizimit të mëtejmë të problemit. Nuk përjashtohet mundësia e organizimit të protestave, nëse brenda një afati të arsyeshëm kohorë, organet kompetente nuk e zgjidhin problemin, respektivisht nëse nuk e sigurojnë kuadrin e nevojshëm për paralelet me mësim në gjuhën shqipe, shkruan gazeta Koha.

Ndërkohë nga Unioni i nxënësve shqiptarë (UNSH), theksojnë se po që se është e nevojshme do të organizohen protesta, dhe se anëtarët dhe aktivistët e UNSH-së janë në gjendje të shkojnë në Veles, të mbështesim moshatarët e tyre.

“Mungesa e kuadrit për paralelet shqipe është shumë madhe. Folëm me nxënësit e paraleleve shqipe për nevojën e aktivizimit të tyre në situata të tilla , kur u mohohet e drejta e shkollimit në gjuhën amtare. Mirëpo, për fat të keq ajo që vërejtëm është se nxënësit nuk kanë kurajën e nevojshme të organizohen dhetë sensibilizojnë opinionin qoftë përmes bojkotimit të mësimit, apo protestave eventuale. Nxënësit thjeshtë janë të frikësuar se nëse reagojnë publikisht, mund të ketë sanksione për ata. Se mund të përjashtohen nga shkolla, se mund të shihen negativisht nga profesorët maqedonas e kështu me radhë”, deklaroi kryetari Jasin Asani, kryetar i UNSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button