Punësime të shumta në prag të zgjedhjeve

Ministria e shoqërisë informatike dhe administratë konfirmoi se ka një numër të madh të konkurseve për punësime në sektorin publik. Pritet të plotësohen vendet e punës që janë liruar për shkak të pensionimit ose ndërprerjes së marrëdhënies së punës, raporton Alsat-M.

Konkurset shpallen tani, siç thonë nga Ministria për shkak të zgjedhjeve të këtij viti dhe ato lokale vitin e ardhshëm, termini i parë për punësimin e ardhshëm mund të jetë mesi i vitit 2017.

“Prandaj Institucionet nuk kishin dhe nuk do të kenë mundësi ligjore për shpalljen e konkurseve të reja deri në mesin e vitit të ardhshëm”, njoftojnë nga Ministria e Shoqërisë Informatike.

Përveç në administratën shtetërore dhe ndërmarrjet publike, punësime ka edhe në një pjesë të komunave.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button