Adoptoi një këlysh të braktisur, kur u rrit kuptoi se është ujk

Qentë e vegjël mund të vijnë tek ne në shumë mënyra. Nganjëherë i takojmë në rrugë dhe na vijnë pas deri në shtëpi, e nganjëherë na vijnë në shtëpi dhe fshihen në garazhin e shtëpisë.

Dhe kur e shihni një këlysh të mirë, të uritur dhe të gjorë, sigurisht se pikëlloheni dhe keni dëshirë që t’i dhuroni ushqim – duke përfunduar me mbajtjen e tij në shtëpi.

Kjo është ajo çfarë i ndodhi një adoleshenti në Arizona, i cili e pa një këlysh të vogël dhe të gjorë dhe e mori atë në shtëpinë e tij – duke zbuluar më vonë se këlyshi nuk ishte qen, transmeton Gazeta Express.

Duke u rritur, ai zbuloi se këlyshi që kishte gjetur ishte në fakt një ujk. Ai u kishte kërkuar prindërve të tij që ta lejonin ta mbante këlyshin në shtëpi, për shkak se dukej mirë, me sy të mëdhenj dhe veshë që i ngjante një pastori gjerman.

Pasi filloi të rritej dhe të bëhej më i fuqishëm, këlyshi që u emërua Neo filloi të përbënte rrezik për familjen – pasi nuk e dëgjonte më pronarin.

Kështu familja në pamundësi për ta mbajtur atë, kontaktuan Shoqërinë Humane të Arizonës për t’ia gjetur një shtëpi të re në të cilën do të ishte i lumtur.

Siç edhe ndodhi, Neo u dërgua në Shoqërinë Humane dhe menjëherë u vërtetua se ai nuk ishte një qen i zakonshëm – por një ujk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button