Reshjet e shiut shkaktojnë probleme të reja për banorët e Çairit

Reshjet e reja të shiut kanë shkaktuar probleme të reja në Komunën e Çairit. Banorët thonë se pas çdo reshje qoftë edhe më të vogël shtëpitë e tyre janë të mbushura nga uji i kanalizimit.

Ata ankohen se kërkesat e tyre për rregullimin e kanalizimit kanë hasur vazhdimisht në vesh të shurdhër. Reshjet intensive kanë prekur edhe vetë lagjen ku jeton kreu i Komunës Izet Mexhiti, duke e shndërruar rrugën në një pishinë të vërtetë, transmeton Alsat M.

Banorët thonë se Komuna e Çairit vazhdimisht ka paralajmëruar se do të bëjnë rregullimin e kanalizimit problematik, por përveç nismave individuale deri më tani nuk është ndërmarrë asgje konkrete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button