Kompensime qesharake të dëmeve nga përmbytjet e gushtit në zonat e Shkupit

Dy muaj pas përmbytjeve, të cilat shkaktuan dëme të shumta në rajonin e Shkupit, sidomos në Hasanbeg, banorët ankohen se fondet që kanë marrë nga shteti për kompensimin e dëmeve marramendëse janë qesharake.

Në një faturë të cilën e siguroi Alsat shihet qartë se Ministria e Financave ka lëshuar në konton e njërit prej banorëve vetëm 420 denarë, ndërsa dëmet që ka pësuar prona e tij janë shumë të mëdha. Ndërkohë disa prej banorëve thonë se ende nuk kanë marrë as edhe një denarë si kompensim.

Ndërsa banorët ankohen, Komisioni për Vlerësimin e dëmeve thotë se deri më tani janë dëmshpërblyer mbi 2800 familje. Kreu i këtij komisioni Ejup Alimi thotë se në fillim përparësi u jepet personave, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar më rëndë, ndërsa më pas do të kompensohen edhe dëmet në bujqësi dhe makineri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button