A do të takohen nesër partitë opozitare shqiptare, flet Pollozhani

Nesër pritet të mbahet takimi i partive jashtëparlamentare shqiptare. Takim ky i thirrur prej kreut të Shoqatës së ish të burgosurve politik, Shpëtim Pollozhani.

Pollozhani për Portalb tha se deri tani ftesën e tij publike për takim e kanë konfirmuar vetëm nga LR-PDSH.

“Ka konfirmuar vetëm LR-PDSH. Ne sot jemi duke pritur edhe konfirmimin e partive tjera. Unë besoj se Lëvizja Besa do ta respektojë ftesën tonë, pavarësisht mosmarrëveshjeve në mes LR-PDSH-së dhe Lëvizjes Besa, për shkak se në atë takim kanë punë me ne, jo në mes vete”, theksoi për Portalb Pollozhani.

Takimi do të mbahet nesër në hapësirat e Shoqatës në Shkup, prej orës 12.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button