Bashkëpunim për zbulim të hershëm të aftësive të kufizuara te fëmijët

UNICEF-i filloi me bashkëpunimin me Shoqatën e mjekëve të mjekësisës së përgjithshme dhe specialistët e mjekësisë familjare për zbulim të hershëm dhe intervenim të aftësive të kufizuara tek fëmijët.

Gjatë bashkëpunimit, UNICEF-i, kumtuan nga atje, do të sigurojë mbështetje për përgatitjen e materialit edukativ dhe zbatim të trajnimit të mjekëve të mjekësisë së përgjithshme dhe specialistëve të mjekësisë familjare të cilët gjatë dy viteve në vijim do t’uaa bartin diturinë e tyre kolegëve të vet në mbrojtjen primare shëndetësore.

Zbulimi i hershëm i vështirësive në zhvillimin e fëmijëve është kyç në mënyrë që të sigurohet diagnostifikim me kohë dhe fëmijët të marrin mbështetje me kohë, me çka do të pakësohen pasojat afatgjatë ndaj zhvillimit të tyre. Mbrojtja primare shëndetësore paraqet pikë fillestare për zbulim të shenjave të aftësive të kufizuara tek fëmijët, ndërsa mjekët e mjekësisë së përgjithshme dhe specialistët e mjekësisë familjare janë në pozitën më të mirë që të sigurojnë qasje të fëmijëve me aftësive të kufizuara drejt  shërbimeve adekuate, theksojnë nga UNICEF-i.

Theksojnë se me bashkëpunimin me Shoqatën e mjekëve të mjekësisë së përgjithshme dhe mjekësisë familjare vazhdon përkushtimi i tyre ndaj sigurimit të arsimimit, kujdesit shëndetësor dhe mbështetjes sociale të fëmijëve me pengesa posaçërisht në vitet e para të jetës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button