Iniciativat për shpërndarje të Kuvendit në duar të Veljanovskit

Prej Kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, tani për tani nuk ka përgjigje konkrete se a do t’i vendosë në rend dite iniciativat për shpërndarje të Kuvendit, por jo-zyrtarisht mësohet se të njëjtat deri të hënën nuk do të gjenden në rend dite të Kuvendit, njofton Portalb.

“Kryetari i Kuvendit po punon sipas Rregullores dhe seanca e parë e ardhshme është caktuar për 17 tetor dhe në të është Buxheti”, thonë nga Kabineti i Veljanovskit.

Sipas burimeve, Veljanovski, ka afat prej 10  ditëve që të caktojë seancë të re në të cilën do të vendosen në rend dite këto iniciativa.

Praktika deri më tani tregon se, Veljankovski cakton seancë pasi që koordinatorët partiak do të arrijnë marrëveshje. Nga VMRO – DPMNE dhe BDI edhe përskaj insistimeve të gazetarëve, ata nuk tregojnë se a do të votojnë për këto iniciativa.

VMRO – DPMNE, sot paradite i bëri thirrje LSDM-së, që të dorëzojë iniciativë për shpërndarje të Kuvendit, ndërkaq pasi që LSDM paralajmëroi se do të dorëzojë iniciativë të tillë, VMRO – DPMNE është në heshtje. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button