Pa energji elektrike nesër disa pjesë të Shkupit

Disa pjesë të komunës së Aerodromit, Kisela Vodës, Gjorçe Petrovit dhe Sarajit nesër do të mbesin pa energji elektrike, njofton MIA.

Në periudhën nga ora 8:30 deri në orën 11:30, pa energji elektrike do të mbesin konsumatorët nga rr. “Millan Zeçar” – ndërtesat e reja në Golden Art, si dhe shfrytëzuesit nga rr. “Metodija Shatrov Sharllo”- barakat e vjetra në komunën e Aerodromit.

Pa energji elektrike nga ora 8:30 deri në orën 14:30 do të mbesin konsumatorët nga rr. “Vostaniçka” mbi nr.60 në komunën e Kisela Vodës.

Në periudhën nga ora 8:30 deri në orën 15:00 pa energji elektrike do të mbesin edhe konsumatorët nga rr. “Angel Dimovski” nr. 8 dhe rr. “23 Tetori” nr.40 në komunën e Aerodromit.

Nga QRMK informojnë se në periudhën nga ora 9:00 deri në orën 15:00 pa energji elektrike do të mbesin edhe shfrytëzuesit nga rr. 51 në lagjen “Stopanski Dvor” dhe shfrytëzuesit e locuar drejt rrethrrotullimit në komunën Gjorçe Petrov, ndërsa nga ora 9:30 deri në orën 13:30 shfrytëzuesit nga fshatrat Arnaqi, Çajlan, Bukoviq, Rahoviq, Semenisht, Pniçar dhe Laskarcë në komunën e Sarajit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button