LSDM do të ndërmerr hapa për betonimin e datës së zgjedhjeve

LSDM sot do të insistojë në hapat e ardhshëm të cilat duhet bërë që të sigurohen zgjedhjet të cilat janë të caktuara për më 11 dhjetor, mëson agjencia e lajmeve “Meta”, nga burimet e partisë, transmeton Portalb. Nga atje thonë se janë të kënaqur me atë që deri më tani është arritur, por megjithatë kërkojnë respektim të dispozitave nga Kodi Zgjedhor.

Ashtu siç mësohet, ende nuk a datë të caktuar se kur do të shpërndahet Kuvendi. Seanca e parë plenare për propozim – Buxhetin për vitin 2017 është e caktuar për sot dhe ajo do të zgjasë minimum 5 ditë.

Shpërndarja e Kuvendit, sipas të gjitha gjasave e pret eurokomesarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, i cili më 14 tetor, të premten, do ta vizitojë Maqedoninë.

Sipas paralajmërimeve, ai në Shkup do të takohet me liderët e partive parlamentare, me prokuroren speciale, Katica Janeva dhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile, përcjellë Portalb.

Informatën për vizitën e Hanit, vjen pas vendimit të shumicës parlamentare që të mos i përkrahë kërkesat e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për ndryshime të ligjit për PSP, gjegjësisht për vazhdimin e afatit për hetim, por edhe për ndryshim në ligjin për dëshmitarët e mbrojtur.

Eurokomesari, i cili ishte ndërmjetësues në nënshkrimin e Marrëveshjes së Përzhinës, gjatë kohës së vizitës, pritet që të bisedojë edhe për obstruksionet që i bëhet PSP-së, përgatitjet për zgjedhje dhe për shpërndarjen e Kuvendit.

Që të shpërndahet Kuvendi, gjithashtu, duhet që ndonjë deputet pse grup deputetësh të paraqesin iniciativë për shpërndarje që kryetari i Kuvendit të mund ta vendosë në rend dite, transmeton Portalb.

Për nesër, është caktuar seancë plenare, janë caktuar disa pika në rend dite, në mesin e të cilave është edhe vazhdimi i gjendjes së krizës në kufijtë verior dhe jugor për shkak të krizës së emigrantëve. Nëse propozimi miratohet, në vend që deri më 31 dhjetor të këtij viti, gjendja e krizës do të zgjasë deri më 30 qershor të vitit 2017.

Në seancë do të diskutohet edhe për propozim ndryshimet në ligjin për Punë të Brendshme, në procedurë të shkurtuar, për propozimin për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë etj.

Sipas asaj që partitë e kanë nënshkruar në Marrëveshjen e Përzhinës, Kuvendi duhet të shpërndahet 45 deri më 60 ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button