OBSH: Zika mund të përhapet gjerësisht në Azi

Virusi Zika ka shumë të ngjarë të vazhdojë të përhapet në Azi, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Qindra raste me këtë virus janë raportuar në Singapor, ndërsa dy të tjera tashmë janë konfirmuar në Tajlandë, transmeton REL.

Virusi që lind nga moshkonja, është regjistruar në 70 vende të botës.

Drejtorja e OBSH-së, Margaret Chan, tha se ekspertët po shqyrtojnë mënyrat se si ta trajtojnë Zikën.

Zika, në përgjithësi, ka efekte të buta, por është më e rrezikshme për gratë shtatëzëna, pasi është lidhur me shumë defekte në lindje, përfshirë deformime të trurit.

Shpërthimi i fundit në shkallë të gjerë ka ndodhur në Brazil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button