Garet: Anulimi i zgjedhjeve është në dëm të Maqedonisë

“Kriza politike në Maqedoni është e thellë dhe e kompleksuar, ajo del nga problemet e funksionimit të demokracisë dhe të sundimit të ligjit dhe si e tillë nuk mund të zgjidhet brenda natës, por as, jo edhe vetëm me zgjedhjet, megjithatë ato janë hap i rëndësishëm në atë drejtim”, kështu shprehet për “BIRN”, ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoni, Çarl Garet, në lidhje me krizën politike, njofton Portalb.

“Do të jenë të nevojshme muaj, ndoshta edhe vjet që të rregullohen gjërat. Zgjedhjet do të jenë fund i një faze në atë proces dhe do të jenë të dobishme. Zgjedhjet kredibile të 11 dhjetorit do të ishin hap i mirë drejt kthimit të Maqedonisë, atje ku duhet të jetë”, thotë Garet.

Ai shpreson se zgjedhjet do të mbahen në datën e caktuar nga takimi i fundit i liderëve, gjegjësisht më 11 dhjetor, pasi që sipas tij, shtyrja e zgjedhjeve do të krijonte pasiguri dhe do ta ushqente konfuzionin.

Garet është i përmbajtur në vlerësimin, në lidhje me atë se a duhet të marrin pjesë personat, për të cilët ekzistojnë dyshime për përzierje serioze në krim zgjedhor, megjithatë, ai insiston në qëndrimin se çelësi për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni është në zbulimin dhe marrjen e përgjegjësisë për të gjitha ato që kanë dalë nga bisedat e përgjuara, si dyshim për mashtrim, keqpërdorim të pushtetit, korrupsion të mundësh dhe veprime tjera kriminel, transmeton Portalb.

“Hulumtimet e këtyre akuzave për konstatimin se a ka diçka në to ose jo, kanë nevojë për një fund gjyqësor, veçmas të nevojshme për momentin. Në atë mendoj, kur them se është e patjetërsueshme të ketë përgjegjësi të patjetërsueshme. Ajo është një nga rëndësitë themelore. Pa atë nuk është e mundshme që të ketë zgjidhje të qëndrueshme të krizës. Besoj se nëse tregohet, pasi që Prokuroria Speciale ka vështirësi ta bëjë atë që duhet bërë, atëherë, mbështetja e establishmentit politik duhet të zgjerohet dhe të gjendet mënyrë që t’u mundësohet ta kryejnë qëllimin. Ajo mund të përfshijë, zgjatjen e mandatit, ndryshimet në këtë ose atë ligj”, shprehet Garet.

Garet thotë se është ende herët që të diskutohet për departament special ose Gjykatë Speciale, pasi që sipas tij, sistemi i tanishëm duhet të sigurohet që të funksionojë me efikasitet, në vend që menjëherë të kërkohen alternative se si ajo të bëhet në mënyrë tjetër. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button