Përmbytjet në Laç të Shqipërisë, Panariti: Po përgatitemi për evakuim të popullatës

Situata nga përmbytjet në Laç të Shqipërisë vijon të jetë e rëndë. Dhjetëra banesa në Sanxhak pranë stadiumit janë të përmbytura, ndërsa 6 familje në Milot janë evakuuar. Në zonat më problematike kanë mbërritur edhe forca të ushtrisë të cilat po u vinë në ndihmë banorëve. Mjetet e bordet të kullimit kanë nisur punën për riparimin e pjesëve të dëmtuara të përroit që doli nga shtrati në Laç, raporton OraNews.

Reshjet e shiut i kanë marrë jetën një 48 vjecari në Laç. Kol Menga ka humbur jetën mbrëmë rreth mesnatës dhe trupi i tij u gjet nga policia në një kanal në vendin e quajtur “Kodra e Bushit”.

Lajmin u konfirmua edhe nga Prefekti i Lezhës, Eduard Ndreca, i cili tha për Ora News se Kol Menga u mor nga vërshimi i ujrave ndërkohë që ishte duke shpëtuar biznesin e tij.

Ndreca: Po tentonte të shpëtonte mallin e tij. Ka qenë e pamundur përballimi i vërshimeve të mëdha. Për 3 orë ka pasur 100 mm shi çka e bënte të pamundur kontrollimin e situatës.

Ndërkaq 6 familje janë evakuuar në zonën e Milotit, pranë autostradës pasi prezenca e ujit në banesat e tyre ka shkur në 50 cm.

Ministri Panariti i cili mbrëmë shkoi në zonat e përmbytura i cili paralajmëroi se shirat do të vijojnë, ndërsa tha se po përgatiten për evakuuimin e popullatës.

Panariti: Situata është kritike, ne po e ndjekim në vazhdim. Per fat të keq tendeca është që të kemi reshje. Nesër dhe pasnesër do të kemi përsëri shi. Kështu që do të përgatitemi për evakuuim të popullatës. Ndërkohë kanali i ujërave të larta është plot. Ka tendencë për të derdhur ujin edhe në tokat përreth duke rrezikuar edhe vendbanimet, prandaj situata do të vijojë të jetë nën mbikqyrje dhe ne jemi në kontakt ne banorëet er zonës për një evakuuim të mundshëm. Kanali ka mbajtur vërshim të ujërave te larta, kjo është një situatë anormale. Ka pasur rreth 6 orë reshje pa pushim. 110 mm shi kanë rënë në një interval kaq të shkurtër kur normalisht është intesiteti mujor. Do të tentojmë të zhbllokojmë grykat e kanalave. Do të vëzhgojmë siutuatën dhe do të ndërhyjmë aty ku rrezikohen jetetët njerëzore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button