Konfiskohen 2.7 kilogram marijuanë në vendkalimin kufitar ‘Qafë Thanë’

Drejtoria e Doganave të Maqedonisë bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme, shërbimet doganore në vendkalimin kufitar ‘Qafë Thanë’ në kufirin mes Maqedonisë dhe Shqipërisë konfiskuan 2.7 kilogram marijuanë, të fshehur në automjet me targa të Maqedonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në automjetin të cilin e ka drejtuar 34-vjeçari E.M., sipas Doganës, janë gjetur 12 pako të najlonit me marijuanë, të fshehura në shumë vende të automjetit.

“Në hapësirën e bagazhit dhe nën gomën rezervë janë gjetur katër pako najloni, të mbushur me materie bari ngjyrë të gjelbër dhe me një aromë karakteristike. Gjatë kontrollit të mëtejshëm ku u përdor edhe qeni doganor u gjetën tetë pako najloni me përmbajtje të njëjtë në hapësirën e bagazhit në pjesën e brendshme të krahut të pasëm, në pjesën për ventilim në pjesën e përparme të motorit dhe dritës që gjendet në kulmin e veturës. Testeri për narkotikë tregoi se bëhet fjalë për – kanabis sativa. Pesha e përgjithshme e drogës arrin në afro 2.7 kilogram dhe 688 gram”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Doganave.

Prej aty thonë se i dyshuari menjëherë është arrestuar dhe i është dorëzuar inspektorëve nga Sektori për hetime, duke shtuar se në procedurën parahetimore është vërtetuar se i dyshuari e ka blerë marijuanën në Elbasan për 500 euro.

“Pas kompletimit të të gjitha provave, Drejtoria e Doganave kundër autorit do të ngre padi penale për prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike dhe substancave psikotrope deri tek Prokuroria publike, ndërsa autori i veprës penale do ti dorëzohet gjykatësit kompetent për procedurë paraprake”, theksojnë nga Drejtoria e Doganave të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button