Arifi: Partitë nuk mbështesin punën e PSP-së

Me refuzimin e projekt/ligjeve për shtyrjen e afatit të Prokurorisë Speciale dhe për mbrojtjen e dëshmitarëve, mazhoranca në Kuvend dëshmoi se vetëm përmes deklaratave përkrahë punën e PSP-së.

Profesoresha Besa Arifi, në intervistën javore të televizionit Alsat-M, thotë se refuzimi i këtyre propozim-ligjeve ndikon që të vështirësohet edhe më tepër zbardhja e rasteve “Monstra” dhe “Sopoti”.

“Shumë shpesh dëgjojmë deklarata që strukturat politike e përkrahin punën e Prokurorisë Speciale ndërsa në realitet nuk arritën që të përkrahin një ligj të tillë aq të rëndësishëm për të cilin PSP ka disa muaj që e kërkon. Domethënë është ironike situate kur në një parlament çdo ditë kalojnë qindra ligje dhe nuk mund të kalojnë dy ligje të rëndësishme për Prokurorinë Speciale. Ky veprim nuk arsyetohet, as ndonjë mungesë koordinimi, as ndonjë mungesë tjetër, por vetëm është mungesa e vullnetit dhe kjo gjë duhet të shprehet ashtu siç është”, tha Besa Arifi, eksperte e të drejtës penale.

Lidhur me dyshimet se PSP-ja punon në mënyrë selektive, profesoresha Besa Arifi thotë se kriminaliteti nuk ndahet në mënyrë etnike por duhet dënuar nga kushdo që vjen.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *