Në Stamboll fillon Kongresi Botëror i Energjisë (WEC)

Me pjesëmarrjen e qindra përfaqësuesve nga e gjithë bota, në Stamboll sot filloi me punë Kongresi Botëror i Energjisë (WEC), i cili do të zgjasë deri më 13 tetor, raporton Anadolu Agency (AA).

Kongresin e hapi ministri turk i Energjisë, Berat Albayrak i cili deklaroi se WEC do të hapë horizonte të reja për formimin e një të ardhme të qëndrueshme globale të energjisë në përputhje me moton “Energjia për paqe”.

Në ngjarjet globale, partner global i së cilës është AA, Albayrak tha se Turqia do të kontribuojë në paqen globale dhe rajonale.

“Jemi të kënaqur me faktin se jemi nikoqir të kësaj ngjarje në Stamboll, në të cilën një numër i përfaqësuesve të nivelit të lartë të sektorit të energjisë do të vijnë për të kontribuar në ndërtimin e të ardhmes së tregut të energjisë. Ky Kongres do të propozojë një mjedis të ri për bashkëpunime të reja me anë të platformës e cila do të merret me bilancin e kërkesës dhe ofertës globale dhe rajonale në fushën e energjisë”, tha Albayrak.

Kongresi i këtij viti, sipas ministrit, do të jetë gurthemeli për një të ardhme korrekte globale të energjisë.

“Turqia nuk është i vetmi territor që lidh Lindjen dhe Perëndimin, por është një urë e qëndrueshme e energjisë në rajon”, tha ministri turk i Energjisë.

Në këtë Kongres do të marrin pjesë rreth 250 përfaqësues nga 130 vende.

Kongresi Botëror i Energjisë për herë të parë është mbajtur në vitin 1924, nën organizimin e Këshillit Botëror të Energjisë, me qëllim të krijimit të dialogut minstror, drejtorëve të përgjithshëm dhe ekspertëve rreth ngjarjeve të rëndësishme në sektorin e energjisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button