Krijohet deponi nga rinovimi i shtëpive në Hasanbeg

Shumë pika të grumbullimit të mbeturinave janë krijuar sërish në vendbanimet e përmbytura. Në disa rrugë të Hasanbegut vërehen mbetje nga materiali ndërtimor, orendi të shkatërruara dhe gjësende ë ndryshme që u dëmtuan nga vërshimet, njofton Alsat-M.

Banorët thonë se pikat e grumbullimit janë krijuar për shkak se shumë familje akoma vazhdojnë me pastrimin ose rikonstruimin e shtëpive.

Nga komuna Gazi Babë thonë se kanë njohuri për këto deponi të vogla dhe sqarojnë se të njëjta pastrohen vazhdimisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button