Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa pasdite vranësirat do të ulen dhe do të ketë më shumë periudha me diell veçanërisht në pjesën lindore të vendit. Do të fryjë kryesisht erë veriore e cila do të jetë me më tepër intensitet gjatë natës dhe paradites, ndërsa më pas era do të pushojë.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri nëntë, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri 21 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe në orët e pasditet me periudha me diell.  Do të fryjë kryesisht erë veriore e cila do të jetë me më tepër intensitet gjatë natës dhe paradites, ndërsa më pas era do të pushojë. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri  në shtatë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 16 gradë.

Të shtunën do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme, me periudha me diell të cilat do të jenë më të përfaqësuara në pjesët lindore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa temperatura maksimale do të jetë e pandryshueshme.

Të dielën do të jetë kryesisht me diell me temperaturë më të ulët, prej një deri në tetë, ndërsa ajo ditore më e lartë prej 16 deri 23 gradë.

Pastaj në dy ditët e para nga java e ardhshme priten reshje lokale të shiut, por me intensitet më të dobët. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button