Haradinaj: Me Serbinë dialog veç për njohje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar ndaljen e dialogut me Serbinë, përveç nëse bisedohet për njohjen e Kosovës nga shteti serb, njofton Klan Kosova.

Haradinaj, në një konferencë të përbashkët me partnerin e koalicionit opozitar, Fatmir Limajn e Nismës për Kosovën, pohoi se Kosova s’ka pse të bisedojë me Serbinë për temat të cilat tani po i dialogun.

“Kërkojmë po ashtu që dialogu me Serbinë të ndalet, dhe dialog të ketë vetëm për njohjen e Kosovës nga ana e shtetit serb”, pohoi Haradinaj.

Kryetari i AKK-së, po ashtu ka kërkuar që të rinis marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi.

“Kërkojmë rifillimin e procesit për shënjimin një pike tjetër të kufirit me Malin e Zi, një proces që e hedhë poshtë marrëveshjen për Demarkacionin”.

Haradinaj pohoi se janë të gatshëm për takime të tjera rreth kësaj çështje, ndërsa pohoi edhe një herë se “dy marrëveshjet janë produkt i Qeverisë dhe shkaku i krizës vjen po nga qeveria”.

“Opozita e ka shpëtuar Kosovën nga dëmtimi që do të sillnin marrëveshjet”, deklaroi Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button