NASA: Nën Saturn fshihet…

Një studim i ri ka treguar se njëri nga satelitët natyrorë të Saturnit ka një oqean nëntokësor, pra një rezervuar të madh të ujit në gjendje agregate të lëngshme.

Kërkimi për jetë në sistemin tonë diellor gjithmonë është përqendruar te kërkimi i ujit të lëngshëm dhe tani Dion, njëri nga satelitët natyrorë të Saturnit, duket se i është bashkuar radhës së trupave të afërm qiellor, ku në teori, të paktën, mund të ketë kushte për jetesë, transmeton bota.al.

Që në vitin 2013 kishte të dhëna rreth ekzistencës së këtij oqeani, por tani ky supozim është konfirmuar.

Sikur që dimë, edhe në Tokë mendohet se jeta ka filluar në ujë, prandaj në këtë trup qiellor duket se ekzistojnë kushtet elementare për jetë. Por, ende mbetet e panjohur se a ka me të vërtetë krijesa të gjalla në thellësitë e këtij oqeani, apo jo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button