Pesë rituale që shkatërrojnë sistemin imunitar

Sistemi imunitar ju ndihmon të qëndroni të shëndetshëm në mënyrë optimale, duke sulmuar mikrobet dhe substancat e ndryshme që mund të shkaktojnë sëmundje dhe probleme të tjera. Në qoftë se mekanizmi mbrojtës i trupit tuaj është i dobët, ju jeni më ndijshëm ndaj të gjitha llojeve të sëmundjeve, duke filluar nga i ftohti i zakonshëm, deri te kanceret vdekjeprurëse. Një dietë e pasur dhe ushtrime të rregullta e mbajnë sistemin imunitar në formë të mirë. Duhet të mundoheni gjithashtu të shmangni këto pesë gjëra, të cilat janë provuar se dobësojnë sistemin tuaj imunitar, transmeton bota.al

Të stresohesh në mënyrë kronike

Të ndihesh i stresuar herë pas here është normale për një qenie njerëzore. Megjithatë, lloji kronik i stresit mund të jetë i dëmshëm për sistemin imunitar dhe shëndetin e përgjithshëm. Me rritjen e vazhdueshme të kortizolit, hormon i stresit, nivelet e prostangladinës ulen. Prostangladina rregullon presionin e gjakut, parandalon inflamacionin dhe suporton sistemin imunitar. Sigurohuni që të shmangni sa më shumë shkaktarët e stresit dhe të angazhoheni në aktivitete që largojnë stresin, si yoga, masazhet, dëgjimi i muzikës, pikturat dhe e qeshura.

Konsumi i shpeshtë i alkoolit

Një masë alkool në ditë për femrat dhe dy masa për meshkujt bën mirë për shëndetin e përgjithshëm, thonë ekspertët. Tejkalimi i këtyre sasive ju bën më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve. Konsumimi i tepërt i alkoolit mund të ulë aftësinë mikrobvrasëse të rruazave të bardha të gjakut, të cilat janë komponentë të rëndësishëm të imunitetit tuaj. Fillimisht, ju do të vëreni se do të përjetoni shpesh e më shpesh gjendje të ftohti dhe kollë. Nëse vazhdoni me sasitë e tepruara të alkoolit, ju do të ekspozoheni ndaj një rreziku të lartë të sëmundjeve infektive dhe kancerit.

Pamjaftueshmëria e gjumit

Ndërsa jeni në gjumë, sistemi juaj imunitar përpiqet të rigjenerojë vetveten dhe të përgatitet për një ditë plot aksion. Nëse i privoni gjumin e mjaftueshëm çdo natë vetes, mekanizmat mbrojtës me siguri do të dobësohen. Studime të shumta kanë treguar se personat që nuk flenë të paktën 7 orë gjumë, janë më të ndjeshëm ndaj prekjes nga sëmundje të ndryshme, pasi janë më të ekspozuar ndaj baktereve dhe viruseve. Ekspertët thonë se privimi i gjumit shkakton një ulje të numrit të rruazave të bardha të gjakut, veçanërisht të qelizave T, të cilat kanë funksion mbrojtës ndaj infeksioneve.

Të jesh mbi peshë

Ngarkesa e kilogramëve ekstra në trup ju vendos në një rrezik më të lartë problemesh shëndetësore, si sëmundjet e zemrës, atakët, diabeti, kanceret dhe osteoartriti. Obeziteti gjithashtu dëmton sistemin imunitar. Në mënyrë që të largoni kilet e tepërta, ju duhet të përpiqeni të hani ushqime të shëndetshme dhe të ushtroheni rregullisht – dy gjëra që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.

Marrja e tepruar e medikamenteve

Marrja e tepruar e medikamenteve mund të krijojë akumulim toksinash dhe dobësim të sistemit imunitar. Bazuar në disa studime, personat të cilët kanë marrë rregullisht antibiotikë, përfundojnë me nivele të ulëta të citokineve – substanca që sinjalizojnë qelizat e ndryshme të sistemit imunitar për t’u vendosur në veprim. Marrja e shpeshtë e antibiotikëve mundet gjithashtu të zhvillojë baktere, të cilat janë rezistente, duke ju vendosur në një rrezik të lartë ndaj infeksioneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button