Trump: Nuk e adhuroj, e as nuk e urrej Putinin

Trump tha se ai as nuk e adhuron, e as nuk e urren Putinin, duke theksuar se në rast se zgjidhet President, marrëdhëniet e tij me Putinin do të varën nga rrethanat

Trump tani deklaroi se marrëdhëniet e tij me presidentin rus do të varën nga reagimet e Moskës ndaj kryesimit të fuqishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga ana e administratës së Trumpit.

Gjatë një tubimi në Las Vegas, Trump tha se ai as nuk adhuron, e as nuk urren dhe shtoi se më vonë do të shihet se si do të rrjedhin gjërat mes tij dhe Putinit.

Trump po tenton që gjatë javëve të fundit të fushatës para zgjedhjeve më 8 nëntor ta lë pa këtë argument Clintonin, e cila po përpiqet ta paraqes rivalin e saj si një njëri të rrezikshëm për interesat amerikane në botë.

Përderisa marrëdhëniet mes Moskës dhe Washingtonit ranë në pikën më të ulët, për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me konfliktin në Siri, Trump pati lavdëruar Putinin, duke e cilësuar si një udhëheqës të fuqishëm.

Më pak se pesë javë deri në zgjedhje, debati i dytë presidencial, të cilin do ta zhvilloi të dielën kundër Clintonit, do të jetë me gjasë mundësia e fundit e tij që mos të lejojë rivalen e tij demokrate që të thelloi epërsinë në anketa, pasi që Clinton nga debati i parë doli si fituese, gjë që bëri që të shtohet epërsia e saj ndaj Trumpit.

Ndërkohë, edhe rivali i Clintonit në zgjedhjet brenda-partiake për të emëruarin e demokratëve për President, Bernie Sanders, tërhoqi vërejtjen se Trumpi si President do të ishte një katastrofë dhe tha se nuk dëshiron që nipërit e tij të jetojnë nën pushtetin e Trumpit.
Sanders më tutje shtoi se ai e humbi garën brenda-partiake kundër Clintonit dhe qartësoi se tani ai do të angazhohet dhe do të bëjë çmos, për t’i ndihmuar Clintonit që të fitoi./21Media

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button