(Përditësim) Shpërthim në Stamboll, raportohet për 5 të plagosur

Në afërsi të një stacioni të policisë në qarkun Bahçelievler të Stambollit ka ndodhur një shpërthim, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 15:50 sipas kohës lokale në afërsi të stacionit policor ”75. Yıl”, për të cilin ende nuk dihet shkaku. Ndërtesat dhe automjetet përreth u dëmtuan si pasojë e shpërthimit.

Pas shpërthimit një numër i madh ambulancash dhe ekipeve policore janë dërguar në rajon. Ekipet e policisë kanë ndërmarrë masat e sigurisë ndërsa disa qytetarë të plagosur janë dërguar në spital.

Ende po punohet në zbardhjen e shkakut të shpërthimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button