Ramkovski: Pushteti po më monton rast të ri, duan të vdes në burg

Pronari i ish televizionit A1, Velija Ramkovski, në një letër të cilën e ka dërguar në portalin “Sllobodem Peçat”, ankohet se pushteti po i monton rast të ri gjyqësor, pasi që, ashtu siç thotë ai, duan që përjetësisht të jetë në burg, njofton Portalb.

Ramkovski, tanimë 6 vite ka mbajtur dënim me burg.

Një pjesë të letrës Portalb, po ua sjellë të përkthyer në gjuhën shqipe.

“Më 22.09.2016, të martën, dy policë, me pranga në duar më kanë dërguar në sallë gjyqësore në Gjykatë, pas 15 minutave gjykatësja i ka urdhëruar që të më dërgojnë në sallë të Gjyqit dhe të më kthejnë në burgun e “Idrizovës”.

Në pranverën e vitit 2011 në burgun e Shutkës, kam qenë i dëgjuar nga prokurori, në lidhje me një akuzë kundër meje për mashtrimin e një zagrebasi. Ai në padi ka shkruar se ndërmarrja ime në Zagreb nuk i ka paguar ndërmarrjes së tij  për shërbime të shpedicionit. Ai, ka thënë se nuk njihemi, por në vitin 2008 nga Zagrebi më kanë telefonuar në Shkup dhe kam arritur që dëgjohem. Si dëshmi kundër meje, nuk ka as inçizim, as bisedë, por as transkriptë nga ai.

Prokurorit i kam shpjeguar se nuk kam ndërmarrje në Zagreb dhe se paditësin nuk e njoh dhe nuk më kujtohet biseda telefonike me të. Në Kroaci për herë të fundit kam qenë në vitin 2006, ndërkaq ajo mund të vërtetohet edhe në pasaportë. Atë vit isha me familjen time në det.

Avokati im u ka shpjeguar se me kësi lloj akuze, pushteti do të sigurojë që të më mbajnë në burg, derisa nuk mundet me afat ligjor të sjellë aktakuzë për “Rrjeti-n”.

Edhe katër muaj edhe do të mbushë 70 vjet. Dënimi prej 13 vjetëve më është zmadhuar edhe për gjashtë muaj. Nuk kam pasur para t’i paguaj harxhimet gjyqësore dhe kam fituar edhe 180 ditë. Besoj se pushteti do që të më mbajë në burg derisa të vdes.

Ma merr mendja se lexuesve u intereson se si jetoj.

Në burg nuk jetoj. Jeta ime u ndalua kur më burgosën. Asnjë i burgosur, gjatë fjetjes në burg nuk vlerëson se jeton. Edhe narkomani më i rëndë, shtëpia e të cilit është në mbeturina, mezi prej që të lirohet. Mes të burgosurve, ka të vërtetë se vetëm varri është më i keq se burgu.

Tetor, 2016

Velija Ramkovski

PS: Për inat, do të jetoj 101 vjet”, shkruan Ramkovski në letër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button