Thjeshtë… Shkolla!

Jo të gjithë nxënësit që mësojnë kanë qejf të shkojnë në shkollë. Sa të duash ke qe mësojnë dhe nuk ua ka qejfi të shkojnë. Ndonjëherë pyetem përse ? Po… të gjithë “kemi kapacitet të mësojmë por nuk duam”, por ka arsye pse nuk duam të mësojmë. Disa thjeshtë nuk e duan mësimin por tek disa tjerë është e gjitha një gjë tjetër. Si fillimisht faleminderit për mësuesit  dhe profesorët që lodhën duke ndenjur në këmbë dhe duke shpjeguar pa ndalur, ata mundohen që ta bëjnë orën e tyre sa më atraktive dhe sa më zbavitëse, por nuk është faji i juaji, më falni. Faji është i sistemit edukativo-arsimor (si bonus edhe shteti ku jetojmë me çfarë Ministra që kemi, haj medet haj!).
E di… shkolla që na e përshkruanin si të vegjël nuk është ajo… është bërë thjeshtë Fashion Show për disa “nxënës”, bankomat për disa “mësimdhënës” dhe vend pune i pamerituar për disa “drejtorë”. Prej momentit që shkelim në shkollë, përmbytët kreativiteti ynë në një pafundësi të pakufizuar dhe të errët. Futemi në një sistem ku na mësojnë ÇFARË TË MENDOJMË dhe jo SI TË MENDOJMË dhe atë që në fëmijëri. Bëhemi një tufë delësh të një sistem tranzicioni. E ku pastaj të mos dalim jashtë shtetit ? Si të mos bëhemi të pjekur më herët se sa duhet ? Përse me 16 vjeç duhet të jetojmë si më të mëdhenj ?! Mendoj, a nuk duhet me 16 vjeç si 16 vjeçar të jetojmë? Pa shqetësime të jetës së përditshme, pa shqetësime se si do ia bëjmë më vonë në jetë. Dua që edhe mësimdhënësit edhe pse e shikojnë situatën se si është, prapë se prapë të mund të na inkurajojnë që edhe mos me ndihmën e të tjerëve, ta prijmë vetveten drejt një ardhmërie duke punuar punën që e dëshirojmë ose jemi të lindur për të dhe të jetojmë jetën si duam ne, e jo duke ua përfillur të gjithave dëshirat. Për atë kemi ardhur në këtë botë ? Të bëhemi skllevër të njerëzve të lloj-llojshëm dhe të sistemit ? A me të vërtetë duhet që të ndodhë ndonjë gjë e keqe që të të kujtohet të bësh kryengritje ose të gjesh rrugëdalje ?
Për të tjerët nuk e di, po për mua kjo është arsye më e madhe që nuk jam aq pas mësimit. Dua të mësoj gjëra që më nevojiten në jetë më vone, gjëra që më interesojnë dhe jo atë që më detyrojnë ta mësoj. Nuk dua të bëhem kukull e lidhur me tela e tërhequr nga dikush atje lartë që s’ka të drejta dhe merita për të më kontrolluar. A mund ta marrim si shembull sistemin edukativo-arsimor të Finlandës? Është zgjedhur sistemi më i mirë në botë. Nuk i mundojnë fëmijët me 5 kilogram çanta, teste të shpeshta, stres nga kërcënimet dhe negativiteti i shprehur nga ana e disa mësimdhënësve që nëse nuk mësojmë aq sa duhet do ngelemi më keq se sa jemi në vend se të na tregojnë si të bëhemi të suksesshëm. Thjeshtë nuk i detyrojnë të bëhen dikush që nuk janë. I lejojnë të jenë vetvetja. Pa marrë parasysh kanë rregulla edhe atje në shkolla, po a s’do ishte më lehtë t’i respektojmë.. nuk e di… pa detyrime ? Në mënyrë të lirë ? Ndërsa ata që nuk i respektojnë nuk është e patjetërsueshme të merren masa të rrepta ndaj tij/saj, dinë të kuptojnë edhe ata si njerëz vetëm se jo në mënyrën se si dëshironi ju. Thonë rinia është ardhmëria, por duke u keqtrajtuar, shoh ardhmëri, por e njëjta si sot vetëm se ndoshta me celulara dhe rroba më të përparuara ?

Shkolla është bërë nuk e di si ta them… të bëjnë të mendojsh që nëse je i dobët, nuk ke shanse të përparosh në jetë. Nuk na mësojnë gjë tjetër vetëm se të bëhemi skllevër dhe të punojmë shumë e më shumë. Nuk na mësojnë ndonjë gjë të lidhur për t’i shlyer problemet tona, nuk na mësojnë si të mos i bindemi një sistemi si ky, si të komunikojmë, të formojmë një shoqëri më të mirë, të njihemi më mirë ndërmjet veti e tjerë, e tjerë. Nëse edukimi nuk më ngrit, atëherë as shkolla nuk mund të më dërgoj atje ku dëshiroj.

Jam i lindur për një gjë, kam talent, kam dëshira, ambicie dhe ëndrra dhe do t’i plotësoj, herët apo vonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button