Qeveria fillon me dëmshpërblimin e plotë për të prekurit nga vërshimet

Fillon pagesa e plotë e personave të dëmtuar në vërshimet e 6 gushtit, ka vendosur Qeveria.

Siç kumtoi zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev, pagesa do të realizohet në disa transhe, këtë muaj dhe muajin e ardhshëm. Me transhën e parë në vlerë prej 118 milionë denarësh do të përfshihen 947 lëndë ose 25 për qind nga deri tani katër mijë të konfirmuar.

“Qytetarët të jenë të sigurt se Qeveria do ta realizojë premtimin e dhënë në muajin gusht dhe do t’i dëmshpërblejë të gjithë që janë përfshirë nga vërshimet”, theksoi Gjorgjiev në konferencë për shtyp.

Sipas tij, transha e parë do të duhet të realizohet deri në fund të kësaj jave. 

Deri më tani, theksoi zëdhënësi, Qeveria ka paguar paradhënie prej 30.000 denarëve për çdo lëndë për gjithsej 3.074 lëndë. Këtyre personave do t’u paguhen edhe po aq para, aq sa është vlera e dëmit të përgjithshëm, përderisa ata persona të cilët nuk kanë marrë paradhënie, do të dëmshpërblehen përnjëherë në gjithsej dëmin e vlerësuar, ndërsa të tillë janë rreth 1.000 lëndë.

Nga gjithsej 947 lëndët në transhin e parë, rreth 100 kanë qenë me paradhënie të paguar.

“Siç është premtuar, gjithsej dëmshpërblimi i paguar do të jetë në vlerë prej 100 për qind nga dëmi i vlerësuar. Pagesën e 100 për qind nga vlera e dëmit të vlerësuar e bëjnë shumë më pak vende në botë. ky fakt për 100 për qind dëmshpërblim nga dëmi i vlerësuar është esencë qendrore dhe fokus i këtij procesi dhe nënvlerësimi dhe minimizimi i këtij fakti është jokorrekt dhe i gabuar, përkundrazi ai fakt do të duhet respektivisht të theksohet dhe vlerësohet”, nënvizoi zëdhënësi i Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button