Dasma kthehet në tragjedi, 22 të vdekur pas sulmit kamikaz

ISIS ka marrë përgjegjësinë për një sulm kamikaz në verilindje të Sirisë, duke rënduar akoma më tepër bilancin tragjik të sulmeve të shumëfishuara ditët e fundit…

Nga ky incident në afërsi të fshatit Tal Tawil, të paktën 22 persona humbën jetën, ndërsa dhjetëra janë plagosur rëndë.
Mes viktimave ishte edhe djali që po martohej. Zona ku ndodhi incidenti është nën kontrollin e forcave kurde siriane, të cilët luajnë një rol kyç në luftën kundër ISIS-it në Siri dhe Irak.
ISIS e mori përgjegjësinë nëpërmjet një deklarate në Twitter. Sulmi ndodhi në të njëjtën ditë kur Shtetet e Bashkuara njoftuan pezullimin e bisedimeve dypalëshe me Rusinë.
Duke përmendur një varg sulmesh nga ana e Rusisë dhe qeverisë siriane ditët e fundit në Alepo, Uashingtoni ka akuzuar Moskën se ka dështuar në mbarëvajtjen e armëpushimit, duke bombarduar popullatën civile.
Kjo ka bërë që grupet terroriste, sikurse ISIS, të përfitojnë nga paqëndrueshmëria e vendit për të realizuar sulmet e  tyre. /RTVM2

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button