Maqedoni, Hovit: Bashkësia ndërkombëtare nuk do ta përkrahë anulimin e zgjedhjeve

Raporti i Bashkimit Evropian për progres të Maqedonisë në euro-integrimet do të publikohet nga fundi i muajit, njoftoi sot në Shkup, eurodeputeti, Riçard Hovit, i cili njëkohësisht edhe i jep lamtumirë funksionit si raportues për vendin, njofton Portalb.

“E mësuam leksionin nga viti i kaluar, kur publikimi i raportit u anulua për shkak Turqisë. Këtë vit do ta publikojmë në kohë, nga fundi i muajit. Raporti do të jetë ndjeshëm për shkak të zgjedhjeve të ardhshme, por nuk do të ketë asgjë të ndryshme nga viti i kaluar. Bashkimi Evropian nuk do të specifikojë diçka që do të mund të kuptohej si paragjykim përpara zgjedhjeve”, tha Hovit.

Në lidhje me zgjedhjet dhe mbajtjen e tyre më 11 dhjetor, Hovit theksoi se partitë politike janë ata që e kanë caktuar datën , ndërkaq qytetarët e sjellin vendimin.

“Ajo do të duhet të jetë zgjedhje e vërtetë, transparente. Ka shumë probleme në Maqedoni, por zgjedhjet e qytetarëve. Ata duhet megjithatë të vendosin. Megjithatë, ekziston mundësi për ndryshime, por ajo varet nga vendimet e tyre”, thotë Hovit.

Ai tha se zgjedhjet do t’i ndjekin BE dhe OSBE dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.

“Bashkimi Evropian nuk do ta përkrahë anulimin e zgjedhjeve, duhet të respektohet ajo që është në marrëveshje”, thotë Hovit, duke treguar se pasojat e anulimit të zgjedhjeve, sipas tij, tanimë janë të pranishme dhe po ndjehen.

“Pasojat nga BE tanimë ekzistojnë, ne nuk duam të  kërcënojmë, por mjetet nga fondet janë tërhequr, rekomandimi i pakushtëzuar tanimë është i kushtëzuar, dhe sipas të gjitha gjasave kështu do të jetë edhe kjo. Pres që zgjedhjet të mbahen më 11 dhjetor dhe të jenë shprehje e besueshme e vullnetit të popullit”, thekson Hovit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button