Fondi pensional, ekspertët kërkojnë masa urgjente

Ndërprerje e rritjes së pensioneve, rritje e shkallës së kontributeve dhe të moshës për dalje në pension. Këto masa duhet të ndërmerren për kthimin e qëndrueshmërisë së fondit Pensional, vlerësojnë ekonomistët. Ekspertët rekomandojnë që vërejtjet e Fondit Monetar Ndërkombëtar të merren me seriozitet dhe të zbatohen reforma urgjente, sepse marketingu politik mund tu kushtojë shtrenjtë pensionistëve të ardhshëm, shkruan Alsat-M.

“Në periudhën pas zgjedhjeve qytetarët do të duhet të kuptojnë se duhet të ndërmerren disa masa jo popullore. Mendimi im është duke pasur parasysh se dobi më të madhe kanë vetë pensionistët, ata do të duhet të jenë të parët që do të goditen, përkatësisht më e pakta që mund të bëhet është të ndërpritet rritja e pensioneve. Grupi i dytë që do të pësojë me siguri do të jenë grupet rrjedhëse të të punësuarve përkatësisht të bëhet ndonjë korrigjim i shkallës së kontributeve”, tha Marijan Petreski, profesor universitar.

Ekonomistët vlerësojnë se gjendja e Fondit Pensional dukshëm është përkeqësuar pas zvogëlimit të shkallës së kontributeve sociale dhe vendosjes së shtyllës së tretë në sistemin pensional. Kjo sipas tyre është edhe një ndër arsyet e rritjes së deficitit të Fondit dhe varësisë së tij nga buxheti qendror.

“Ne atë që e projektojmë si deficit në buxhetin qendror thuajse i tëri shkon për mbulimin e mungesës, për mbulimin e pensioneve. Ne gjenerojmë deficit të cilin në një mënyre e mbulojmë, qoftë përmes lëshimit të eurobondit ose nuk mund të alokojmë për programe tjera, nuk është me rëndësi se si por kjo po mbulohet. Problematike është mënyra se si bëhet, pra e prishë qëndrueshmërinë në afat të mesëm”, u shpreh Marijan Petreski, profesor universitar.

FMN-ja alarmoi se është rrezikuar qëndrueshmëria e Fondit Pensional. Ata paralajmëruan se deficiti i Fondit është i madh dhe nëse nuk ndërmerren reformat e duhura, deri në vitin 2030 deficiti do të rritet dyfish. Problemin e shohim në shkallën e ulët të kontributeve, plakjes së popullatës dhe zvogëlimin e popullatës së aftë për punë. Ndryshe për momentin nga Fondi Pensional varen mbi 300 mijë pensionistë dhe 720 mijë të punësuar të cilët një ditë do të bëhen pensionistë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button