SHBA ka vendosur t’i shpërblejë qentë e ushtrisë

Qentë janë me të vërtetë kafshë të pabesueshme. Jo vetëm për shkak se janë miqtë më të mirë dhe shoqëruesit më të mirë të njerëzve, por për shkak të inteligjencës së tyre, besnikërisë dhe guximit për të bërë gjëra që ndoshta njerëzit nuk do t’i bënin.

Tani ligjvënësit në SHBA kanë vendosur t’i shpërblejnë të gjithë ata qenë të cilët shërbejnë në forcat e armatosura të vendit.

Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare ka bërë ligjin që çdo qen ushtarak duhet t’i kthehet SHBA-së pas pensionimit, transmeton Gazeta Express.

Për më tepër, kujdestarët e tyre njerëz dhe familjet e ndryshme do të jenë të parët që do të mund t’i adoptojnë ata. Për shkak se shumë ushtarë janë ndarë në të kaluarën nga qenë e tyre me të cilët shërbenin në ushtri, ky ligj është mirëpritur nga ushtarët amerikanë.

Kjo jo vetëm që ua siguron qenve sigurinë, por edhe të drejtën për të qenë të lumtur në një shtëpi familjare. Sipas Asociacionit Njerëzor Amerikan, çdo qen ushtarak shpëton rreth 150-200 jetë ushtarësh duke zbuluar pajisje shpërthyese dhe armë të fshehta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button