SHBA, mbi 100 të plagosur në një aksident hekurudhor

Më shumë se 100 persona janë plagosur, në mesin e të cilëve disa më rëndë, kur një tren sot goditi një stacionin hekurudhor në Hoboken, në New Jersey, bënë të ditur autoritetet vendase, raporton Anadolu Agency (AA).

Treni nga New Yorku u përplas të enjten në stacionin hekurudhor, duke shkaktuar dëme të madha si brenda tij ashtu edhe brenda stacionit.

Dëshmitarët pohojnë se në stacion ka shumë persona të lënduar, në mesin e të cilëve edhe një grua e cila mbeti e bllokuar nën shtresat e betonit.

Ende nuk dihet se me çfarë shpejtësie treni është nisur kur goditi terminalin, i cili është seli transitore për njerëzit nga New Yersey që udhëtojnë në New York. Aksidenti ndodhi në orën 8:45 sipas kohës lokale, ndërsa shkaku ende nuk dihet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button