SHBA: Rusia e ekspozuar nga sulmet për shkak të operacioneve në Siri

Dështimi i Moskës për të ndaluar masakrën në Siri mund ti ekspozojë “interesat e Rusisë, madje edhe qytetet ruse” ndaj sulmeve ekstremiste, tha të mërkurën një zyrtar i SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi kërkesa e Washingtonit për t’i dhënë fund dhunës në Siri ka hasur në vesh të shurdhër në Kremlin, administrata e presidentit Barack Obama është e gatshme për të ashpërsuar retorikën ndaj Rusisë.

Paralajmërimet e rënda vijnë nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirbi i cili ka thënë se Rusia është përgjegjëse për dhunën në zonën e Halepit.

Nëse Rusia nuk ushtron ndikimin e saj ndaj regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad për të ndaluar dhunën, Kirby tha se: “Pasojat janë se lufta civile do të vazhdojë në Siri, ndërsa grupet ekstremiste që veprojnë në Siri do të vazhdojë të shfrytëzojnë këtë vakum, për të zgjeruar operacionet e tyre, të cilat do të përfshijnë, që nuk ka dyshim, edhe interesat e Rusisë, madje edhe qytetet ruse”.

Komentet e Kirby-it vijnë pas një telefonate mes Sekretarit të Shtetit, John Kerry dhe ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov.

Kerry i tha homologut të tij, se SHBA-të do të pezullojnë të gjitha angazhimet me Rusinë për bisedimet rreth Sirisë në qoftë se Moska nuk ndërpret menjëherë sulmet në Halep, ka thënë Kirby.

Sipas zëdhënësit, Moska ka shumë arsye që të marrë në konsideratë paralajmërimet e Kerry-it, ndërkohë që mos zbatimi i zotimit të saj, do ti shkaktone humbje të mëdha Rusisë në Siri.

“Rusia do të vazhdojë të kthej trupa të ushtarëve në arkivol, dhe ata do të vazhdojnë të humbin burimet, si pasojë e sulmeve ajrore”, tha ai.

Kirby ritheksoi se administrata e Obama-s ende beson në zgjidhje diplomatike të luftës pesëvjeçare, por la të kuptohet se edhe opsionet e tjera janë gjithashtu të hapura.

Ai nuk pranoi të flas për detaje, por tha se alternativat tjera “nuk sillen rreth diplomacisë”.

“Do të ishte e papërgjegjshme për këtë qeveri që të mos mendojë për këto gjëra dhe të mos përpiqet të veprojë në baz të kalkulimeve për opsionet tjera që janë jashtë diplomacisë”, tha ai.

Që nga 19 shtatori, kur regjimi sirian i dha fund armëpushimit një-javor të ndërmjetësuar nga SHBA dhe Rusia, rreth 500 civilë janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në sulmet në Halep.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button