Kushtetuesja nuk shqyrton nismën e Selës për kryqin në Butel

Gjykata Kushtetuese shprehet jo kompetente për të diskutuar rreth nismës së kreut të Komunës së Strugës Ziadin Sela e që kishte të bëj me kushtetutshëmrinë e vendimit për vendosjen e kryqit gjigant në lagjen e Butelit, transmeton Alsat-M.

Edhe sot seanca ne Gjykatën Kushtetuese filloi ters. Gjykatësja Natasha Gaber që në fillim të seancës së Gjykatës Kushtetuese kërkoi anulimin e saj për shkak se sekretares gjenerale të kësaj Gjykate i ka kaluar mandati. Për këtë reagoi edhe gjykatësja Gëzime Starova duke thënë se mandati i skaduar i sekretares është në kundërshtim me rregulloren.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Elena Gosheva pranoi hapur se kjo Gjykatë shumë gjera i bën në kundërshtim me rregulloren.

LR-PDSH, e Ziadin Selës, pati kërkuar që kushtetuesja ta shqyrtojë ndërtimin e kryqit në Butel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button