Procedura jo transparente për kanale të papastra

Rrënojat në oborr ende ia zgjojnë kujtimet e këqija Zllatko Joveskit nga Smilkovci. Shtëpia e tij gati u shkatërrua nga përmbytjet në fillim të gushtit, kurse ajo u dëmtua po ashtu edhe nga seria e fundit e tërmeteve.

Banorët e këtij vendi në periferi të Shkupit, vetëm para një muaji i panë ujërat e shiut të rrëmbyeshëm që shkaktuan viktima njerëzish, pastaj e ndjenë edhe tërmetin i cili tek shumë shkupjanë shkaktoi një frikë nga një fatkeqësi e re. Për një kohë kaq të shkurtër, kjo u bë një top lajm në botë, me numrin e viktimave, por edhe me epiqendrën e një serie tërmetesh në Shkup.

Zlatko Jovevski (11)

Shtëpia ime është shkatërruar tërësisht. Në përmbytjet e 6 gushtit i kam humbur më të afërmit. Nënën time e gjeta 500 metra larg shtëpisë, kurse motrën time madje në Stajkovci“, thotë Jovevski, duke mos mundur të qetësohet për shkak të tragjedisë që ia ka shkatërruar jetën.

Jovevski ka dëgjuar se si autoritetet komunale janë arsyetuar se i pastrojnë kanalet rrjedhëse, por, sipas tij, “pyetja është se sa shpesh e bëjnë atë”.

 

SHPENZIMET JO TRANSPARENTE TË MJETEVE PËR KANALET RRJEDHËSE

Hulumtimi i SCOOP-it tregoi se në 5 vitet e fundit, pjesa më e madhe e komunave të Shkupit nuk kanë shpallur tenderë për pastrimin e kanaleve.

Sipas të dhënave të Byrosë së Prokurimeve, tenderë për pastrimin e kanaleve rrjedhëse për periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2016 kanë shpallur vetëm komunat Gjorçe Petrov, Kisella Vodë dhe Petrovec.

Nga rajonet e dëmtuara komunale, komuna Petrovec më 4 korrik të këtij viti ka shpallur një tender për pastrimin e kanaleve rrjedhëse. Tenderin e ka fituar një kompani, emri i së cilës nuk është përmendur, por selia e saj është në fshatin Goshincë. Gjithashtu nuk është shkruar as vlera e marrëveshjes së lidhur.

Në pjesën tjetër të qytetit, në Gjorçe Petrov, autoritetet komunale kanë një marrëveshje me kompaninë “JU-BAJ2 Amet DOOEL” nga fshati Bojanë, Shkup me vlerë prej rreth 4,1 milionë denarësh, e lidhur më 24 qershor. Dy javë para se ta fitojë tenderin, kompanisë së njëjtë i është dhënë edhe detyra e pastrimit të deponive ilegale, pastrimi i kanaleve dhe kryerja e shërbimeve të tjera komunale, me një vlerë prej 2.3 milionë denarësh. Përkundër kërkesave të dërguara nga SCOOP-i, autoritetet komunale e Gjorçe Petrovit nuk janë përgjigjur për procedurën e përzgjedhjes së ofertave të tenderëve për pastrimin e kanaleve rrjedhëse.

Janko Bacarija nga kabineti i kryetarit të komunës së Kisella Vodës ka deklaruar se kanalet rrjedhëse pastrohen dy herë në vit. Për periudhën nga vitit 2011 e deri më tani janë shpallur gjashtë thirrje publike për pastrimin e kanaleve rrjedhëse dhe deponive.

Nga komuna e Butelit thonë se në momentin përfundon tenderi i ri për përzgjedhjen e kompanisë – kontraktore të punëve për pastrimin e ri vjeshtor të lumit Seravë, e cila është nën kompetencën e komunës…

BANORËT DËSHMOJNË PËR KANALET E PAPASTRA

Banorët e vendbanimeve të prekura nga fatkeqësia, me të cilët ka folur SCOOP-i, thonë se stuhia e ujit është mundur të zbutet në qoftë se mafia e pyjeve nuk ka bërë kërdi me pyjet në Malin e Zi të Shkupit. Dhe përveç kësaj, të gjitha kanalet kanë qenë të bllokuara.

EKSPERTËT KËRKOJNË NJË QASJE MË SERIOZE

Në vitet e fundit, çdo herë kur ka shi të rrëmbyeshëm rrugët e Shkupit shndërrohen në lumenj. Një situatë e tillë i bën shkupjanët edhe më të pasigurt, të cilët kanë frikë se përmbytjet shkatërruese nga fillimi i gushtit mund të përsëriten lehtë.

Njëra nga arsyet për këtë, sipas ekspertëve, është kanalizimi i ndërtuar atmosferik, i cili ishte dimensionuar me koeficiente të ndryshme ose me koeficiente më të vogla të rrjedhjes dhe me një kapacitet të evakuimit të rrjedhave më të vogla përkatëse nga rrjedhja sipërfaqësore të ujit.

Rrugët e qytetit shndërrohen në lumenj pas çdo shiu për shkak të mungesës së kanalizimit atmosferik apo kapacitetit të pamjaftueshëm të kanalizimit ekzistues“, thotë Cvetanka Popovska, profesor universitar nga Katedra e hidraulikës, hidrologjisë dhe rregullimit të rrjedhave të ujit pranë Fakultetit të Ndërtimtarisë.

Kapaciteti i kanalizimit ekzistues, sipas saj, duhet të rishikohet për shkak të ndryshimeve në përdorimin e tokës. “Nëse në kohën e projektimit dhe ndërtimit të tyre janë rrjedhur sipërfaqe të caktuara me një koeficient të caktuar të rrjedhjes, sot këta parametra kanë ndryshuar dhe janë shumë më të mëdhenj. Për më tepër, në qoftë se tregohet se reshjet e 6 gushtit janë ndonjë ekstrem, që unë personalisht mendoj se reshjet prej 90 l/m2 nuk janë një dukuri e rrallë për rajonin e Shkupit, duhet të dihet se kanalizimet atmosferike dhe objektet e tjera të kullimit nuk janë të dimensionuara në ekstreme“, është decide profesoresha Popovska.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button