Marshim me rastin e ditës së myslimanëve në New York

Është organizuar në New York të SHBA-së marshimi i 31-të me rastin e ditës së myslimanëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Tema e marshimit të këtij viti ishte “Për Allahun dhe vendin”, ku morën pjesë grupe të ndryshme myslimane që jetojn në SHBA. Në marshimin e organizuar në Manhattan grupet mbajtën në duar pankarta me mesazhe për paqe dhe flamujt e vendeve myslimane.

Në këtë marshim krahas myslimanëve të cilët kanë emigruar nga vende të ndryshme në SHBA, merrnin pjesë edhe persona të feve të tjera si dhe klerikë të shumtë. Në marshim ishte prezent edhe kryetarja e Parlamentit të New York-ut Melissa Mark-Viverito dhe Avokatja e Popullit në këtë qytet, Letitia James.

Krahas të pranishmëve të tjerë në këtë marshim ishin prezent edhe efektivë të policisë së New York-ut (NYPD) të besimit mysliman. Ndërsa FBI kishte ngritur një çadër në sheshin ku u tubuan myslimanët me qellim mundësimin e angazhimit të tyre në këtë strukturë. FBI kohët e fundit ka deklaruar se kërkon të punësojë më shumë myslimanë në këtë organizatë.

Në një fjalim të mbajtur si i zgjedhur i këtij marshimi Hëzër Han me origjinë nga Pakistani, djali i të cilit ka humbur jetën gjatë luftës në Irak përkrah ushtrisë së SHBA-së, bëri thirrje për pjesmarrje në zgjedhjet e ardhshme presidenciale si dhe të reflektojnë kundër çdo lloj dhune.

Han ka kritikuar ashpër kandidatin e Partisë Republikane për President, Donald Trump për deklaratat e tij kundër komunitetit mysliman në vend. “Kur të votoni kini parasyshë gjithëpërfshirjen, barazinë përpara ligjit dhe vlerat e tjera të SHBA-së në këtë drejtim”, tha ai.

Më par bashkëshortja e Han në një fjalim të mbajtur gjatë pjesëmarrjes në kongresin e Partisë Demokratike kishte akuzuar Trump-in se nuk i di ligjet e SHBA-së dhe akuzoi atë për padrejtësi ndaj muslimanëve, grave, gjykatësve dhe të gjithë lidërve republikanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button