Sulm vetëvrasës në Bagdad, 8 të vrarë dhe 20 të plagosur

Të paktën tetë persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën në një sulm terrorist që ndodhi sot në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, raporton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar i paemëruar i sigurisë në Irak tha se një sulmues vetëvrasës hodhi vetën në erë, pasi u fut në turmën e njerëzve në një rrugë të lagjes Isakan të Bagdadit.

Sipas informacioneve paraprake nga tereni, nga shpërthimi jetën humbën të paktën tetë persona dhe 20 të tjerë u plagosën.

Forcat irakiane të sigurisë prej mbrëmë kanë marrë masa intensive të sigurisë në zonën e Bagdadit, ndërsa në rrugë janë vendosur pika të shumta kontrolli.

Bagdadi tashmë disa muaj është shndërruar në shënjestër të sulmeve të shpeshta terroriste që zakonisht i kryejnë terroristët e DAESH-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button