A do të mbijetojë Marrëveshja për zgjedhje fer dhe demokratike më 11 dhjetor?

BDI dhe VMRO-DPMNE janë deklaruar pas letrës së kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, në adresë të ndërkombëtarëve, ku thuhet se BDI dhe VMRO-DPMNE po punojnë kundër zgjedhjeve.

Këto polemika janë ta parat pas Marrëveshjes për zgjedhje fer dhe demokratike më 11 dhjetor.

“Përsëri ka filluar të kërkojë alibi me qëllim mos ballafaqimin me qytetarët në zgjedhje. Kërkon alibi që të vazhdohet kriza, sepse vetëm në ambient të tillë mund të jetë faktor. Nuk mundet që gjykatat të jenë fajtore, nëse Katica Janeva nuk t’ia dërgojë ne vend porositë politike. Nuk është askush fajtor për atë që vendosi të ofrojë dygjuhësi dhe federalizëm në kundërshtim me interesat e popullit maqedonas”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

BDI ka shprehur gatishmërinë që të respektoj Marrëveshjen e arritur.

“BDI mbështet fuqimisht punën e Prokurorisë Speciale që në mënyre të pavarur dhe profesionale të zbardh të gjitha dyshimet e dala nga përgjimet. Sa i takon buxhetit, vlerësojmë se duhet respektuar ligji për buxhet dhe nuk duhet rrezikuar që vendi të mbetet pa buxhet të definuar për vitin 2017 duke pas parasysh se zgjedhjet janë të parapara për 11 dhjetor dhe nuk ka afate të mjaftueshme ligjore që të lihet i njëjti pas zgjedhjeve të dhjetorit”, deklarojnë nga BDI.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button