Stop ndërtesave në Taftalixhe, banorët nuk e japin parkun

Banorët e Taftalixhes këtë mëngjes u zgjuan nga disa kamionë, të cilët filluan me ndërtimin e një ndërtese në rrugën “Bukureshka”. Qytetarët vendosën shatorë me çka përsëri e shprehën revoltën e tyre kundër këtij ndërtimi në vendin ku ndodhet parku.

Velika Stankova tanimë për 50 vite jeton në katin e tretë, pikërisht përballë ndërtesës që është duke u ndërtuar. Ajo thotë se në rast se plani për ndërtesën realizohet, ajo nuk do të ketë ku t’i shëtisë nipat e saj, transmeton Tv21.

“Nuk mund t’i hapim as dritaret, nuk mund as në tarracë të dalim. Dëshirojnë ta shkatërrojnë edhe këtë, të bëjnë parking”, u shpreh Velika Stankova, Banore e Taftalixhes.

Banorët e këtij vendi janë të revoltuar, sepse siç thonë, po punohet në kundërshti me interesa e tyre. Ata i bënë thirrje Stevçe Jakimovskit se po punon për interesa personale. Sipas tyre, ai i ka dhënë 600 metra katrorë tokë shtetërore kompanisë “Florostat”. Për këtë, kjo kompani ka paguar rreth 10 milionë denarë.

“Tanimë ne këtu nuk kemi jetë normale. Ndeshemi me kamionë të mëdhenj, që hynë këtu për të bartur dhe. Ndeshemi me një proces ndërtimor që me gjasë do të zgjasë me vite”, tha Milka Smilevska, Banore e Taftalixhes.

“Shatorët janë vendosur me qëllim që këtu të mos ndërtohet. Këtu është planifikuar të bëhet rrugë dhe parking, nën ballkonet tanë”, tha jagoda Ristevska, Banore e Taftalixhes.

Kjo protestë është vetëm njëra nga protestat me të cilat banorët e komunës muajve të fundit kërkojnë ndërprerje të të gjitha aktiviteteve ndërtimore në këtë komunë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button