Vjenë, Tusk kërkon mbylljen e rrugës ballkanike për migrantët

Vendet evropoane duhet të sigurojnë se rruga ballkanike është krejtësisht e mbyllur për migrantët e parregullt, tha sot presidenti i Bashkimit Evropian Donald Tusk, në fillim të samitit për migrantët në Vjenë, transmeton REL.

“Prej ditës së parë të krizës së migrantëve nuk kisha dyshim se çelësi kryesor për zgjidhjen e saj është ripërtritja e kontrollit të kufijve të jashtëm të BE-së. Prandaj, qartazi parakusht esencial për arritjen e këtij qëllimi është bashkëpunimi i ngushtë me partnerët tanë në Ballkan dhe Turqinë”, u tha gazetarëve Donald Tusk, para samitit në Vjenë, ku diskutohet për migrimin.

Komisionari për migrim i BE-së, Dimitris Avramopoulos, sot në Vjenë, ka paraqitur qëndrim të kundërt me Tusk, duke kërkuar që çfarëdo zgjidhje evropiane duhet të bazohet në “humanitet dhe dinjitet”.

Ai i ka kritikuar anëtarët e BE-së se nuk kanë pasur gatishmëri për politikë të përbashkët për migrim.

Në samitin e Vjenës, pos Austrisë, Gjermanisë dhe Greqisë, marrin jesë edhe liderët e Maqedonisë, Serbisë, Shqipërisë, Kroacisë, Sllovenisë, Bullgarisë, Rumanisë, dhe Hungarisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button