Irani ndalon ngasjen e biçikletës për gratë

Pas dekretit fetar nga lideri suprem i Iranit, Ajetullah Ali Hamenei që ndalon gratë të ngasin biçikletat në vende të hapura, gratë në Iran në shenjë reagimi kanë filluar të shpërndajnë fotografi në rrjetet sociale duke ngarë biçikletën, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndalesa e ngasjes së biçikletave në vende të hapura të Iran ka shkaktuar reagime.

Gratë në Iran, me fotografitë dhe xhirimet e shpërndara në rrjetet sociale Facebook, Twitter dhe Instagram kanë reaguar ndaj dekretit i cili thekson se ngasja e biçikletave nga gratë kërcënon nderin e tyre, duke u bërë thirrje grave në vend t’i bashkangjiten fushatës protestuese.

Ndryshe, në dekretin e publikuar ditën e hënë në faqen e internetit të zyrës së liderit suprem të Iranit (leader.ir), thuhet se “Është haram (e ndaluar) që gratë të ngasin biçikletë në vende të hapura dhe në vende ku mund të shihen nga persona të panjohur”.

Ndërkaq, dekretet e liderit suprem i cili llogaritet autoriteti më i lartë i Iranit, kanë cilësinë e dispozitave ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button