Zuckerberg dhe Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Themeluesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg, dhe gruaja e tij Priscilla Chan, kanë premtuar tre miliardë dollarë për të financuar kërkimet mjekësore gjatë dekadës së ardhshme, shkruan REL.

Në një konferencë për gazetarë në San Francisko, ata thanë se qëllimi i tyre final është “kurimi, parandalimi ose menaxhimi i të gjitha sëmundjeve deri në fund të shekullit”.

Fondet do të shpërndahen nga Nisma Chan Zuckerberg, e cila është krijuar në dhjetor të vitit 2015.

Investimi i parë do të jetë 600 milionë dollarë, për krijimin e një qendre bio-shkencore në San Francisko.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button