“Njësitë zgjedhore”, mblidhet sot grupi i punës

Grupi i punës për balancimin e Njësive zgjedhore, do të mblidhen sot për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të katër partitë më të mëdha parlamentare, njofton Alsat-M.

Grupi përbëhet nga katër koordinatorët e grupeve parlamentare dhe tre nënkryetarët e Kuvendit.

Në tavolinë janë dy propozime nga BDI-ja. Njëra është për rishikimin e kufijve të njësive zgjedhore 2,3,4, 5 dhe 6, kurse tjetra është vetëm për kalimin e vendvotimeve të Dibrës në njësinë e pestë zgjedhore.

Megjithatë, partitë paraprakisht janë shprehur me qëndrime tërësisht të kundërta.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button