Zaev-Plomp: BE kërkon zgjedhje të drejta në Maqedoni

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev dhe ambasadori holandez në Maqedoni, Vauter Plomp në takimin e sotëm kanë biseduar për domosdoshmërinë  e procesit të regullt parazgjedhor dhe zgjedhor.

Ashtu siç kumtoi LSDM, në takim është biseduar edhe për Programin e LSDM-së, i cili përmban masa për tejkalimin e problemeve sociale-ekonomike në Maqedoni.

“Bashkimi Evropian kërkon të shohë garë të drejtë në zgjedhjet në dhjetor”, ka porositur diplomati holandez. Ai ka potencuar se vetëm me zhvillim demokratik Maqedonia mund ta meritojë përkrahjen e BE-së.

Zaev ka thënë se të gjitha aktivitetet e LSDM-së janë kahëzuar drejt organizimit  dhe zbatimit të zgjedhjeve të rregullta dhe të drejta.

“Shkojmë një hap më tutje sepse jemi të bindur se në zgjedhje të tilla LSDM-ja do ta marrë besimin e qytetarëve që ta udhëheqë shtetin. Në atë drejtim partia u hap për bashkëpunim me të gjithë individët intelektual, organizatat qytetare, partitë politike”, ka theksuar Zaev.

LSDM-ja, ashtu siç ka potencuar, planifikon pas Kongresit të ardhshëm partiak të obligohet dhe në afate të sakta për realizimin e rekomandimeve të Pribes, për ashtu siç ka shtuar, të zhbllokohen edhe eurointegrimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button