Për herë të parë në Bullgari, por diҫka e frikësoi Era Istrefin…

Pak ditë më parë, Era Istrefi lajmëroi të gjithë fansat nga profil i saj në Instagram se 18 shtatori ishte një datë shumë e rëndësishme për të. Jo vetëm sepse po fillonte turin muzikor në Europë, por më shumë sepse në këtë vend shkonte për herë të parë. Mbrëmja e djeshme, natyrisht do të ishte një sukses i radhës për artisten shqiptare. Pritja e publikut, pavarësisht joshqiptar, ishte e jashtëzakonshme sapo ylli i hitit “Bonbon” ka dalë në skenë. Të gjithë në një zë thërrisnin emrin e Erës, madje duke shoqëruar njëzëri edhe këngët e saj, shkruan RevistaClass.

Megjithatë, pak para se të fillonte koncertin, Era ka kaluar një pasiguri të vogël. Këtë ka treguar në foton që ka postuar në profilin e saj në Snapchat, ndërsa falënderon Zotin që kanë mbërritur në kohë. Frika se mund të mos arrinte në orën e duhur në koncert e ka bërë Erën të kalojë një kohë të sikletshme, që fatmirësisht ka kaluar me sukses.

Në postimet e fundit nga koncerti dhe para tij, Era është e veshur e gjitha me pink – jo vetëm ngjyrën e saj identifikuese, por edhe të hitit “Bonbon”, i cili sapo ka nisur turin. Ndër të tjera, Era falënderon përzemërsisht edhe publikun e Sofjes për mirëpritjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button