Taleski lirohet nga arresti shtëpiak

Gjykata e Apelit në Shkup, sot ka ndërprerë arrestin shtëpiak për të dyshuarin, gjegjësisht për kryetarin e Komunës së Manastirit, Vlladimiri Taleski, për lëndën e PSP-së, ‘Transportuesi’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykata Themelore Shkupi 1 sot njoftoi se Gjykata e Apelit Shkup, pasdite ka parashtruar vendimin me të cilin ankimimi i të dyshuarit V.T. është pranuar, ndërsa vendimi i Këshillit penal të Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore Shkup 1-Shkup ndryshohet dhe me këtë edhe masa për arrest shtëpik i hiqet.

Kundër të dyshuarit, siç citohet në njoftimin e gjykatës, përcaktohet masa e kujdesit, obligimi i tij që të paraqitet çdo të hëne pune dhe çdo të premte pune tek nëpunësi zyrtar i autorizuar në Gjykatën Themelore Manastir.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button