PSP ka kërkuar vazhdim të tretë të arrestit shtëpiak të kryetarit të komunës së Manastirit

PSP të premten deri tek Gjykata Themelore Shkupi 1 ka dorëzuar propozim për vazhdimin e arrestit shtëpiak për kryetarin e Manastirit, Vladimir Taleski, konfirmoi prokurorja Lençe Ristovska për “Meta”.

“Deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 të premten është dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak për kryetarin e Manastirit, Vladimir Taleski. Tani presim të shohim çfarë do të ndodhë” shton Ristovska.

Kjo është kërkesa e tretë e PSP-së për vazhdimin e arrestit i cili skadon sot.

Kryetarit të komunës Manastir iu shqiptua marra e arrestit shtëpiak më 16 qershor e më pas iu vazhdua më 21 korrik, me kërkesë të PSP.

Ndryshe, Taleski është i dyshuari i parë në rastin “Transportuesi” për të cilin PSP e ngarkon për keqpërdorim të mjeteve lidhur me transportin e nxënësve në vlerë prej 360 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button