Jupiteri është fajtor për tërmetet

Produkti gazetaresk që i nënshtrohet këtij recensioni, në faktë është fotolajm nga një status në rrjetin social Facebook, që është shkruar nga një profil i panjohur. Statusi ka të bëjë me shkakun e pretenduar për tërmetet në Shkup, që është temë aktuale edhe e nxehtë, e cila i tronditi shkupjanët.

konechno-stigna-logichno-objasnuvanje-za-zemjotresite-press24Linku deri te artikulli origjinal: Më në fund arriti sqarimi logjik për tërmetet

Data dhe koha e publikimit: 13.09.2016

Data e recensionit: 17.09.2016

Recensuese: Аna Аnastasovska

Lajmi përmban sqarim për atë se pse në Shkup ka pasur tërmete, duke iu referuar dofarë shenjash dhe dukurish astrologjike.

Si e para, ajo që është e paqartë është burimi i informatës, gjegjësisht kush e shkruan dhe kush e thotë këtë. Pastaj është e paqartë se si ka mundësi që një medie të lejojë të promovojë parashikime astrologjike si fakte për një dukuri të fatkeqësisë natyrore? A ka lidhshmëri shkencore, a ka fakte dhe argumente për këtë? Nëse ka, ato duhet të prezantohen.

Të thuhet se ky është sqarim logjik i tërmeteve është shumë joserioze dhe joprofesionale nga aspekti gazetaresk. Detyrë e medies është ta informojë lexuesin dhe me këtë rast të përdorë deklaratat të sigurta dhe të verifikuara, e jo të t’i referohet ndonjë statusi nga një profil i panjohur në Facebook dhe kjo të plasoget si relevante.

Krejtësisht tjetër do të ishte fotografia në qoftë se fjala logjike do të vëndohej në thonjëza.Teksti i këtillë meriton një titull më ndryshe: “Më në fund erdhi sqarimi “logjik” për tërmetet”. Në fund do të mund të shtohej edhe një smajli.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button