“Bashkëpunimi i suksesshëm Kosovë- OSBE”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës shefin e deritashëm të Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jean Claud Schlumberger, njofton kumtesa presidenciale.

“Kemi bashkëpunuar në kohë sfidash, por i kemi përballuar me sukses. OSBE ka luajtur rol thelbësor në organizimin e zgjedhjeve lokale e të përgjithshme në pjesën veriore të Kosovës. Keni kontribuar në zhvillimin dhe forcimin e demokracisë në Kosovë”, ka thënë Thaçi.

Duke folur për procesin e integrimeve euroatlantike të shteteve të Ballkanit, presidenti Thaçi ka thënë se nuk mund të mbesim peng të së kaluarës, “E ardhmja është në paqe dhe dialog”.

Në anën tjetër, shefi i deritashëm i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jean Claud Schlumberger është shprehur i kënaqur me rolin që ka pasur në implementimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut, transmeton KOHA.net.

“Mbesim të angazhuar në forcimin e institucioneve të Kosovës dhe për pajtim”, ka shtuar ai.

Presidenti Thaçi vlerësoi lart angazhimin e tij për forcimin e demokracisë në Kosovë dhe falënderoi ambasadorin Schlumberger për bashkëpunimin e deritashëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button