Samsung rifillon shitjen e Galaxy Note 7 në javët e ardhshme

Problemet që Samsung i pati me Galaxy Note 7, gradualisht po shkojnë kah përfundimi. Në javët e ardhshme, kompania do të fillojë të zëvendësojë njësitë [Galaxy Note 7] në tregjet kryesore në mënyrë që klientët ekzistues të marrin Note 7-shin e tyre me bateri të sigurt.

Pasi të bëhet zëvendësimi i njësive, Samsung do të fillojë rishitjen e Galaxy Note 7, transmeton Koha.net. Rishitja pritet të fillojë nga 28 shtatori.

Një zëdhënëse e kompanisë ka konfirmuar se Samsung do të fillojë rishitjen e Galaxy Note 7 më 28 shtator në tregun e shtëpisë së saj, Korenë Jugore.

Samsung do të fillojë zëvendësimin e njësive në Korenë Jugore që nga nesër (e hënë), që do të thotë se nuk ka kohë të mjaftueshme për të përfunduar programin e zëvendësimit para fillimit të rishitjes.

Kompania brenda pak javëve planifikon që ta rilansojë Galaxy Note 7 edhe njëherë në tërë globin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button