fbpx

Shkupi e fitoi Pelisterin në sekondat e fundit (VIDEO+FOTO)

Ndeshja e parë e xhiros së gjashtë është luajtur në stadiumin e Çairit ku Shkupi dhe Pelisteri treguan një lojë kualitative dhe me shumë luftë deri në sekondat e fundit, kur në kohën shtesë skuadra e Shkupit arriti të marrë fitore dhe tri pikë 2:1 (1:0).

Në 25 minutat e para të dy ekipet luajtën me shumë kujdes duke matur forcat e njëra tjetrës, ndërsa të parët që u kanosën ishin futbollistët e Shkupit, kur portieri i Pelisterit arriti të shpëtojë ekipin e tj pas gjuajtjes së Fatmir Arifit, ndërsa referi Marjan Eckiski mundej të refernote në pikën e bardhë, pas ndërhyrjes ndaj Lambin. Mirëpo vetëm dy minuta më vonë, nga një solo aksion dhe goditje kompjuterike e Besar Isenit, Shkupi kaloi në avantazh me rezultat 1:0.Futbollistët nga Manastiri duke e parë veten në disavnatazh tentuan në disa raste për të shënuar, por goditjet e tyre mirë i menaxhonte dirigjenti i ekipit, kapiteni Suat Zendeli.

Pjesa e dytë fitoi mirë për mysafirët, kur në minutën e 47-të, dyshja braziliane e Pelisterit organizoi aksion të bukur, kur Fernando krosoi, ndërsa Lukas kërceu më së larti për të shënuar golin e barazimit.

Duel nga ndeshja Shkupi - Pelisteri 2:1
Duel nga ndeshja Shkupi – Pelisteri 2:1

Goli i shënuar ngriti edhe më shumë lojën e Shkupit, ku të gjithë futbollistët u hedhën në sulm por duke pasur kujdes që të mos pranojë dhe golin e dytë. Trajneri Visar Ganiu bëri disa ndryshime, që edhe sollën rezultat. Luhej koha shtesë dhe pas një krosimi të Besar Isenit, Florent Osmani arriti që të dërgojë drejt portës, ku i vetëm u gjet Dimitrija Llazarevski për të shënuar golin e fitores vetëm në minutën e fundit të kohës shtesë. Kjo ishte fitorja e parë e Shkupit në këtë sezon, ndërsa Pelisteri ka pësuar dy humbje radhazi. Me këtë fitore Shkupi mban pozitën e shtatë me pesë pikë, derisa Pelisteri edhe më tej është e treta me 10 pikë.

Iseni dhe Llazarevski golashënuesit e Shkupit
Iseni dhe Llazarevski golashënuesit e Shkupit

Ndeshjet tjera të xhiros së gjashtë do të luhen të dilenë ku do të takohen, Sileksi – Renova, Shkëndija – Makedonija Gj.P. Vardari – Rabotniçki dhe Pobeda – Bregallnica./Portalb.mk/

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close